Misioni i SHBA’së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shkruar për takimin që zhvilloi dje Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Ambasadorin Robert Wood.
Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Reporteri.net.
“Ambasadori Wood u nderua të priste Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – e cila ishte në Nju Jork për të mbrojtur çështjet e grave, paqes dhe sigurisë…Ambasadori Wood shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën”, thuhet në njoftim.
Ambassador Wood was honored to host Kosovo President Vjosa Osmani – who was in New York championing women, peace, and security issues.
The two discussed the EU facilitated dialogue and the need for war victims to find closure.
Ambassador Wood expressed his appreciation for… pic.twitter.com/qXCuz2Q1Aw
— U.S. Mission to the UN (@USUN) October 23, 2024
Për takimin njoftoi dje edhe Presidentja Osmani.
“Në Selinë e Misionit të Përhershëm të SHBA-së në Kombe të Bashkuara, në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon. “, shkroi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.