×
  • Lajme
  • Lajme / Vëzhguesit evropian

    Misioni i BE-së po vazhdon ta monitorojë numërimin e votave: Vëzhguesit i kemi në mbarë Kosovën

    Reporteri
    14 Shkurt 2025 | 19:57

    Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë,  ka bërë të ditur se vëzhguesit e këtij misioni janë të vendosur në tërë vendin.

    Po ashtu, në postim bëhet e ditur se, të njëjtit janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme tek ekipi qendror i misionit mbi procesin e rinumërimit të votave.

    “Të vendosur në mbarë Kosovën, vëzhguesit tanë afatgjatë vazhdojnë të ofrojnë përditësime të vazhdueshme për ekipin kryesor të misionit për procesin e rinumërimit. Vëzhgimi i numërimit të votave është një aspekt i rëndësishëm i një misioni vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së”, thuhet përmes një postimi në platformën ‘X’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!