Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e përsëritur ndaj gruas nga komuniteti rom, pasi që sipas tyre, këto sulme cenojnë liritë dhe të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe me ligj.
Në një komunikatë për media, ky Misioni thotë së mirëpret dënimin e sulmeve nga institucionalet dhe shoqëria civile, duke shtuar se mbeten të bindur se zbatimi i ligjit do të mbajë qëndrimin proaktiv ndaj rastit.
“Duket se raportimi i rremë i lajmeve çoi në këto sulme. Kjo nënvizon nevojën për kontrollimin e fakteve dhe shkathtësinë mediatike, si brenda medias dhe publikut të gjerë”, thuhet tutje në njoftimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Sot është caktuar masa prej një muaj paraburgim për të miturin i cili dyshohet së ka sulmuar fizikisht gruan rome në Ferizaj.
Sulm ky që nxiti reagime të shuma që nga krerët institucional deri tek qytetarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.