×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovica, Vushtrria dhe Skënderaj kërkojnë shkarkimin e bordit KRU “Mitrovica”

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 17:41

    Komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt po kundërshtojnë emërimin e bordit të ri të kompanisë së Ujësjellësit Rajonal KRU “Mitrovica” duke thënë se ky emërim është politizuar.


    Tri komunat po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të anulojë këtë vendim dhe në vend të tij të vijë një bord profesional dhe jo politik, njofton Klan Kosova.

    “Politizimi i bordit të KRU “Mitrovica” sh.a, e humb profesionalizmin e kësaj kompanie dhe e dëmton qytetarin e komunave tona sepse ky bord e bënë të paaftë këtë kompani për të ofruar shërbime cilësore të furnizimit me ujë për qytetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderajt”.

    “Anulimi i këtij vendimi dhe hapja e një gare të mirëfilltë, ku pjesë e saj do të ishin ekspertët më të devotshëm të fushës përkatëse, do t’ia kthente dinjitetin kësaj kompanie dhe shpresën qytetarëve se mund të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, e jo të vuajnë për ujë të pijshëm si një e drejt elementare për jetën e tyre”.

    Nëse Qeveria nuk miraton këtë kërkesë, kryetarët e këtyre tri komunave paralajmërojnë se do të ndërpresin çdo bashkëpunim më këtë kompani.

    Kjo kërkesë iu dërgua kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, nga tre kryetarët: Agim Bahtiri, Bekim Jashari dhe Xhafer Tahiri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!