×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicasi i dorëzon në Policinë e Kosovës 1400 euro të falsifikuara, thotë se i kishte tërhequr në Suedi

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 11:49

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të parave të falsifikuara që është raportuar katër ditë më parë në Mitrovicë.

    Siç njofton Policia e Kosovës, një person ka dorëzuar në stacionin policor 7 kartëmonedha nga 200 euro, të cilat sipas verifikimit në një bankë dyshohet se janë të falsifikuara.

    Sipas policisë, ankuesi ka deklaruar se këtë kartëmonedha i kishte tërhequr nga një institucion mikro-financiar në Suedi.

    “Rr. Marije Shllaku, Mitrovicë 06.04.2024 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka dorëzuar në stacionin policor 7-kartëmonedha nga 200 € të cilat sipas verifikimit të cilin ai e kishte kryer në një bankë, kishin rezultuar se janë të dyshuara si të falsifikuara. Ankuesi këto kartëmonedha i kishte marrë (tërhequr) nga një institucion mikro-financiar në Suedi”, thuhet në raportin policor.

    Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

    Rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!