×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë: Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për dy vepra penale

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 16:21

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar 23-vjeçarin me inicialet A.O., i cili dyshohet për përfshirje në veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Sulm”.


    Siç njofton Policia, identifikimi dhe arrestimi i 23-vjeçarit është bërë pas një punë hetimore që lidhet me një rast që ka ndodhur më 9 prill në Mitrovicë, si pasojë e të cilit është lënduar një person, i cili është ende duke u trajtuar në QKUK.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit 23-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

    Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!