Një vajzë e re nga Mitrovica është arrestuar sot pasdite pasi u denoncua nga nëna e saj për rrahje dhe se i vodhi para nga kartela bankare.
Shuma që dyshohet se i vodhi nga nënë e saj, vajza mitrovicase, është 4300 euro. Sipas denoncueses, paratë i janë marrë kohë pas kohe nga e bija, shkruan Reporteri.net.
Burime të Reporterit, thonë se gruaja që denoncoi vajzën rrahje dhe vjedhje, tha se parat e marra ishin nga kursimet në bankë.
Sipas saj, e bija e ka goditur atë në kokë dhe duar, dhe se dhuna ndaj saj kishte qene e vazhdueshme.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për mjekim në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë, por aty theksohet se në raportin e mjekut kujdestar thuhet se nuk vërehet se ka lëndime të dukshme, shkruan Reporteri.net.
Me rastin po merret Prokuroria Themelore e Mitrovicës, derisa e dyshuara pasi është arrestuar, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.