×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë, sekuestrohen dy armë në një aheng familjar

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 11:28

    Pasditen e djeshme Policia në rajonin e Mitrovicës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mihal Grameno’ .


    “Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes kishte aheng familjar.Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy armë dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin për media.

    Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. M., 34 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

    Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!