×
  • Lajme
  • Lajme

    Mitrovicë: Të prekurit me Coronavirus hapin autoservisin, ndalohen nga Policia

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 19:17

    Dy persona nga Motrovica, babë e bir që të dy të infektuar me Coronavirus kanë thyer rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për parandalimin e Coronavirusit,  shkruan Gazeta Online Reporteri.


    Sipas burimeve të Reporterit të dyshuarit,  pas orës 21 të së enjtes janë kapur nga Policia duke e rregulluar një makinë.

    Për shkak të rrezikut, Policia ka komunikuar me të dyshuarit në distancë. Sipas këtij burimi në Policinë e Kosovës, prokurori ka vendosur që intervistimi i të dyshuarve të bëhet pas 14 ditësh.

    “Rreth orës 21:17 të enjten  servisi Autokolor Curri është gjetur i hapur. Dy të dyshuarit pronari dhe djali i tij të infektuar me Coronavirus janë  gjetur duke punuar. Njësia policore ka shkuar në atë lokacion. Autoservisi ka qenë i hapur dhe dy të dyshuarit kanë qenë duke e rregulluar një automjet që sipas tyre para se të rezultojnë poozitiv e kishte lënë një klient.  Njësia policore ka biseduar nga distanca me të dyshuarit, autoservisi është mbyllur dhe ata janë udhëzuar tu përmbahen rekomandimeve të IKShP-së. Për shkak të gjendjes shëndetësore të dyshuarit do të intervistohen pas dy javësh, sipas rekomandimeve të IKSHP-së, ka bërë me dije ky burim.

    Kjo ngjarje është bërë e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

    PËRHAPJE E SËMUNDJEVE NGJITËSE Vushtrri 04.06.2020-21:43.

    Raportohet se është iniciuar rasti ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë përmbajtur rekomandimeve të IKSHP-së për vetë izolim. Të dyshuarit do të intervistohen, pasi të kalojë periudha kohore e rekomanduar nga IKSHP-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!