Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për shpërthimin në Zubin Potok.
Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politika të gabuara në këtë pjesë të vendit.
“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij:
Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.
Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane.
Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.
Mjaft më me filma!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.