×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekë e infermierë shpërndahen në gjithë Kosovën: S’ka orar, s’ka lodhje, ka etikë e humanizëm

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 9:59

    Edhe pse në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin, Qeveria mbrëmë mori disa masa parandaluese pasi OBSH-ja e shpalli gjendjen pandemike.


    Përpos kësaj, tashmë ekipet e profesionistëve shëndetësorë do të jenë anembanë vendit në parandalimin e koronavirusit.

    IKSHPK-ja ka bërë të ditur se ekipet shëndetësore, do të jenë në shërbim të qytetarëve kudo, në laboratorë, në klinika, spitale, QKMF, në aeroport e deri te kufijtë e Kosovës, transmeton Indeksoline.

    “Së bashku ia dalim! S’ ka pushim! S’ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, u tha nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

    Koronavirusi ka arritur të marrë jetën e shumë personave anembanë botës, teksa të infektuar me këtë virus ka edhe në vendet e rajonit, si Shqipëri, Serbi e Maqedoni e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!