×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët në Podujevë dalin në protestë për kolegun e arrestuar: Nuk tërhiqmi deri në lirimin e tij

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 12:30

    Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ditën e sotme e kanë filluar me protestë.


    Të njëjtit kërkojnë lirimin e pulmologut Ibrahim Hoti, pasi ai është arrestuar mbrëmë pasi kishte refuzuar të trajtoi një pacient duke përdorur edhe gjuhë të vrazhdë.

    “Deri në lirimin e dr. Ibrahim Hoti. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, ka shkruar njëri nga kolegët e Hotit në “Facebook”.

    Ndërkohë raportohet se Pulmologu Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, i është rënduar gjendja shëndetësore.

    I njëjti është duke marr tretman shëndetësor në Emergjencën e Podujevës. Shkaku i rastit, ai është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psiqike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!