×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekja shqiptare: Vaksina e “Pfizer” në trojet shqiptare do të vijë në fillim të vitit 2021

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 21:03

    Mjekja shqiptare, Aurora Meta-Dollenberg që jeton në Gjermani ka dhënë detajet rreth aplikimit të vaksines “Pfizer”, dhe efektet anësore të mundshme të saj.


    Ajo ka thënë se faza finale e testimit ndaj kësaj vaksine është mbyllur me sukses.

    “Më shumë se 90% e pacientëve të cilët e kanë marrë vaksinën, e kanë toleruar atë shumë mirë. Janë treguar vetëm disa efekte të pakta anësore të cilat janë mëse të pranueshme për një vaksinë të re të prodhuar në një kohë rekord. Kjo vaksinӕ do të jetë edhe fundi i kësaj pandemie, masave izoluese dhe frikës së vazhdueshme që kemi secili prej nesh, që në çdo moment mund të infektohet dhe madje të përfundojë në reanimacion ose të humbas jetën. Prandaj ky lajm është shumë i madh dhe duhet të festohet nga të gjithë ne”, ka thënë ajo në emisionin “Rrëfim suksesi”, transmeton Reporteri.net.

    Ajo ka treguar se vaksina në trojet shqiptare mendohet që të vijë në fillim të vitit 2021.
    “Dimë që në Gjermani dhe në vendet e tjera Evropiane, kjo vaksinë do të jepet masivisht nga janari i 2021”, ka deklaruar ajo.

    Ajo thotë se vaksina do të jetë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por nuk do të jetë e detyruar, por secili ka të drejtë të vendos vet nëse e do vaksinën apo jo.

    Mjekja shqiptare tregon se vaksinën do e marrin të parët ata që punojnë në spitale, pastaj tek popullata e cila është më e rrezikuar, ku përfshihen pacientët që janë në moshën mbi 60 vjeç, ata me tumor, diabet, të zemrës dhe së treti pjesa tjetër e popullatës edhe pse janë të shëndetshëm do e marrim këtë vaksinë që të ardhmen të jenë të mbrojtur.

    Ajo thotë se të gjithë ata që e marrin vaksinën Covid-19 do të jenë të mbrojtur të paktën një vita nga Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!