×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekja suedeze e kthen prapa çmimin Nobel, për shkak të Handkes

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 21:27

    Dhënia e çmimit për një shkrimtar austriak Peter Handken ka shkaktuar një polemikë të madhe dhe zemërim publik në lidhje me mbështetjen e tij për regjimin Slobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, dhe protestat u organizuan me rastin e këtij çmimi, shkruan Aljazeera.


    Madje për këtë, mjekja suedeze Christina Doctare e kthen prapa çmimin Nobel të fituar në vitin 1988 për shkak të Handkes, shkruan Indeksonline.

    Ceremonia u pasua nga një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia. Protestat spontane, përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes, u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica, dhe më vonë në kryeqytetin Suedez.

    Të mbledhur në një minutë heshtje, ata iu kushtuan haraç viktimave të genocidit të Srebrenicës në verën e 1995 dhe viktimave të armiqësive në të gjithë Bosnje-Hercegovinën.

    Doctare kujtoi luftërat në Ballkan, nga të cilat raportoi dhe tregoi krimet që kanë ndodhur. Ajo foli për trupat e masakruar e të rënë dhe tmerret që ajo dëshmoi.

    “Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë,” shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!