×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku kosovar që punon në Gjermani i dhuron 150 teste për Kosovën

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 13:31

    Doktori Idriz Nimanaj nga Mynih i Gjermanisë ka bërë sot një gjest mjaft human e fisnik për kosovarët që po kalojnë kohë të vështira për shkak të pandemisë.


    Ai sot i ka dhuruar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik 150 teste për Covid-19.

    Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj.

    Ai tha se, dr.Nimanaj u ka ndihmuar edhe punëtorët e QKMF-së në Istog me dezinfektant dorëza e uniforma.

    “Me dr.Idriz Nimanaj mjek në Mynih i cili ndihmon me 150 teste per covid-19 të cilat shkojnë per IKSHPK!

    Poashtu një ndimë solide por,të vlefshme në dezinfektant,dorëza,uniforma per punëtorët e QKMF-Istog!

    Falenderit dr Idriz!”, ka shkruar Osmanaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!