×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku nga Drenasi publikon foto duke ndezur stufën, i shkruan letër Ramiz Lladrovcit

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 10:36

    Mjeku nga Drenasi, Halit Bujupi, i ka shkruar letër publike kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ku i tregon për gjendjen e vështirë që gjendet shëndetësia në këtë komunë.

    Mjeku ka publikuar një foto duke ndezur stufën dhe i thotë Lladrovcit se nuk është kjo punë e tij, andaj kërkon që kushtet e punës të përmirësohen, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i mjekut:

    Letër publike Ramiz Lladrovci .

    I nderuar kryetar së pari të uroj zgjedhjen për herë të tretë si kryetar i Komunës së Drenasit .

    Për gjendjen në shëndetësi dhe problemet e saj i kam shprehur disa herë në menyrë publike dhe në menyrë zyrtare .

    Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objetit shëndetësor .

    Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës , ligjin e shëndetësis dhe kontratat e punës .

    Do të kërkoja të marresh masa se unë besoj në drejtësi dhe kauzen të cilen keni ngritur gjatë tërë fushates për drejtësi dhe barazi para ligjit .

    Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikes së Kosovës për të cilen kanë sakrifikuar shumë breza .

    Me respekt Dr Halit Bujupi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!