×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku nga Gjakova vdes në ditën e Bajramit

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 14:02

    Mjeku kosovar, Naser Lleshi, është ndarë nga jeta sot.

    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook familja e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se nesër mbahen homazhe në nderim të jetës dhe kontributit të tij në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’.

    “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë Dr. Naser Lleshi. Me rastin e vdekjes së mjekut Dr. Naser Lleshi me datë 10 Korrik (e Diel), në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” organizohen homazhe në nderim të jetës dhe kontributit të tij. Homazhet mbahen prej orës 11:00 deri në orën 13:00, ndërk Varrimi i të ndjerit bëhet në orën 14:00. E pamja bëhet në varrezat e qytetit. Gjithmonë do të jemi krenar për virtytet tua. Do të të kujtojmë gjithmonë me mburrje”, ka shkruar familja e Lleshit në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!