Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnjë me dy gjini.
Mjeku Xhevdet Gojnovci, ka folur lidhur me këtë rast duke thënë se brenda se ky është rasti i tillë dytë brenda këtij viti, shkruan Reporteri.net.
Gojnovci tha se foshnja për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është duke marrë trajtimin e duhur.
“Foshnja ka lindur para kohe. Është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës të Neonatologjisë. Po trajtohet si sindroma hipërplazike e të lindurit, të gjendrës mbiveshkore. Po bëhen analiza e konsulta me specialistë të ndryshëm të klinikave. Ky rast është i dyti sivjet, i cili ka simptoma të ndryshimit të organeve gjenitale, që me gjasë vijnë nga ndryshimet hormonale që shkakton kjo veshkë”, ka thënë ndër të tjera Gojnovci. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.