×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku që vdiq sot nga Covid-19, në luftë shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 22:21

    Nga coronavirusi sot ka humbur jetën edhe një mjek tjetër kosovar. Mjeku Njazi Ahmeti i cili vdiq sot ishte edhe mjek i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Ahmet Isufi nga AAK, ish-komandant i Zonës Operative të Karadakut ka thënë se është  lajm i rëndë vdekja e mjekut që shëroi plagët e luftëtarëve të UCK-së.

    “I rëndë lajmi për shkuarjen në amshim, të bashkëluftëtarit dhe mjekut të plagëve të luftëtarëve të lirisë, dr. Njazi Ahmetit. Me besim dhe vullnet të madh i shërbeve atdheut atëherë kur më së shumti kishte nevojë, por edhe në kushte lirie ndihmove bashkëluftëtarët dhe qytetarët me profesionin tënd human. Do të na mungojë buzëqeshja dhe optimizmi yt, Doktor!”, ka shkruar Isufi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!