×
  • Lajme
  • Lajme / Të rejat e fundit

    Mjetet shpërthyese në QKUK, deklarohet sërish Policia: Nuk paraqesin rrezik, janë materiale shkollore

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 17:25

    Lidhur me granatat e dorës të gjetura te Oda e Mjekëve kanë reaguar sërish nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Reporteri.net se ka përfunduar me sukses pastrimi i vendngjarjes nga mjetet e dyshimta.

    Borovci tha se ekipet e Policisë tashmë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    “Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”, tha ai.

    Derisa nga ShSKUK kanë dalë me një reagim duke thënë se ato janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve dhe dyshohet të jenë nga koha e paraluftës.

    “Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”.

    “Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!