×
  • Lajme
  • Lajme / Dosja

    MKRS shpall tender 90 mijë euro për renovimin e tualeteve, shkak gjendja jo e mirë higjeno-sanitare

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 17:57
    Ministria e Kultures,Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur tender në vlerë prej 90 mijë euro për renovimin e objektit.

    Saktësisht, përmes kësaj kontrate, parashihet të bëhet renovimi i tualeteve brenda objektit të MRKS’së, siç thuhet, për shkak të gjendjes jo të mirë higjeno-sanitare, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, këto renovime planifikohen të kryhen për një periudhë 2-mujore.

    “Punëmarrësi është i detyruar që para fillimit të punimeve të bëjë identifikimin e gjitha instalimeve ekzistuese dhe ndërhyrjet e nevojshme që duhet të realizohen para se të fillohet me demolimet të cilat janë të përshkruara ne poz. e mëposhtme”, theksohet në dosje.

    Me këtë kontratë parashihen punët e demolimeve, punët e dyshemesë dhe mureve në nyjet sanitare, ato të mureve dhe tavaneve, punët e dyerve dhe dritareve.

    Tek puna në nyjet sanitare, theksohet se puna duhet të realizohet me faza.

    “…janë gjithesej 9 nyje sanitare dhe duhet të punohet nga 3 nyje dhe pas verjes në funksion të ralizohen pjesa tjetër në mënyrë që stafi t’i ketë në shfrytezim nyjet sanitare tërë kohën”, thuhet në njoftim.

    Kërkesa ka edhe tek pjesa e dyerve dhe dritareve.

    “Dyert duhet të jenë të paisur me hapje nga jashtë me kartela dhe nga brenda me dorezë sikurse dyert emergjente. Për çdo derë të jenë nga 10 kartela. Dhe të lidhet me sistemin aktual të vijushmërisë”

    Kompanitë e interesuara për të kryer këto punime, kanë kohë të dorëzojnë ofertat deri më 11 nëntor, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

    “Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!