×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Mobilizohet Vushtrria për ta luftuar Coronavirusin, mblidhet shtabi emergjent

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 20:25

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, e që numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 63.


    Rastet e konfirmuara janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.

    Kështu Vushtrria është komuna më e re që është shtuar në hartën e komunave prekura me koronavirus në vend.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për ta pyetur se si është gjendja në komunën që udhëheq.

    Ai ka konfirmuar se do ta mbledh shtabin emergjent.

    “Jam duke hy në mbledhje të shtabit emergjent e me pas do të njoftojmë”, ka thënë shkurt Tahiri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!