×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Arroganca e Policisë se Kosovës po vjen prej arrogancës së pushtetit

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 23:06

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur rreth arrestimit të tij dhe aktivistëve të kësaj partie pas aksionit protestues që mbajtën sot para stacionit të Policisë në qendër të Prishtinës.


    Molliqaj ka krahasuar sjelljen e sotme të policëve me rastet kur policia ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve për shkak të mosbarjtes së maskës.

    “Mos harroni edhe qytetarët e tjerë në komunat e tjera janë tërhequr zvarrë për maska, për mu është e papranushme, s’po them që s’është dashtë me vendos maskën, por me iu gjuajt dhjetë policë me e arrestu për një maskë, thu se u bë nami, kjo për mu është e papranueshme. Kjo ka të bëj me një arrogancë që po i mveshet policisë si diçka superiore. Arroganca e Policisë se Kosovës po vjen prej arrogancës së pushtetit”, ka thënë Molliqaj në Debat Plus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!