×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Ju kam treguar se si VV do ta kapë shtetin, ja tani ajo po ndodhë

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 20:55

    Kapja e shtetit, siç ka ndodhur në ditët e fundit, përmes emërimit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër borde të ndërmarrjeve publike, me anë të vendimeve të Qeverisë së shkarkuar Kurti, ishte paralajmëruar kohë më parë nga ish-krahu i djathtë i kryeministrit në shkuarje Albin Kurti, Dardan Molliqaj.


    E një video të para disa muajve, në të cilën tash Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, paralajmëron dhe shpjegon pikërisht këtë çfarë po ndodhë në ditët e fundit në ndërmarrje politike, e ka shpërndarë vet ish-sekretari organizativ i VV-së, në facebook.

    “Paralajmërimet tona dalin të sakta jo sepse kemi pasur dëshirë që të jenë të tilla, por sepse Kurti, me diskursin e tij populist, nuk çon në rezultate më ndryshe se këto që po i shohim. Populistët kanë disa karakteristika të përbashkëta. Ndër tjera, kapjen e shtetit e performojnë në skenë të hapur, sepse e legjitimojnë veten si përfaqësuesit e vetëm të popullit e normalisht, sipas tyre, populli po e merr në dorë shtetin e jo partia. Është për shkak të kësaj që nuk do të shohim nga populistët kapjen klasike të shtetit me kushërinj e miq por me militantë e të besuar të partisë. Kapja e shtetit, pra, për populistin, shërben për të vendosur partinë, e në këtë rast veten, mbi shtetin, gjithmonë nën ombrellën e përfaqësimit të vetëm të legjitimuar të popullit”, ka shkruar Molliqaj në facebook, krahas shpërndarjes që i ka bërë videos.

    “Kjo mendësi është e rrezikshme. Rrezikshmëria e saj po dëshmohet çdo ditë. Shkelja e Kushtetutës dhe kapja e bordeve janë vetëm fillimi. Demokracia duhet të mbrohet me çdo kusht, kundër populizmit e kundër kapjes së shtetit e shndërrimit të tij në parti-shtet”, shkruan tutje ai.

    https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/videos/313466669626806/?v=313466669626806

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!