×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj kërkon ndihmë financiare: Kurti në luftë speciale me opozitën, PSD sot u dënua me 20 mijë euro

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 21:33

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve pasi që Agjencia e Privatësisë e dënoi me 20 mijë euro.

    Sipas Molliqaj, dënimi është në shpërputhje me ligjin duke thënë se në krye të Agjencionit është një “militante e VV-së”.

    “Shteti i kapur nga Albin Kurti sot po përdoret për luftë speciale kundër opozitës. Agjensioni i Privatësisë që drejtohet nga një militante e VV-së, e dënoi PSD-në me 20 mijë euro gjobë, pa arsye, n’shpërputhje me ligjin dhe vetëm për shkak të presionit që i erdhi nga Qeveria. Qeverisë së Zajednicës, i paska penguar aq shumë që ia kemi shpalosur peticionin që po e shkelë”, ka shkruar Molliqaj, përcjell Reporteri.net.

    Tutje ai shtoi se për shkak se PSD-ja ka të hyra të vogla financiare, do t’I konfiskohet gjithçka për shkak të pamundësisë së pagesës teksa shtoi se për këtë I duhej ndihma e qytetarëve.

    “Prandaj ju bëj thirrje sot që të na ndihmoni me kontribute financiare, për ta përballuar këtë dënim tërësisht të padrejtë e të jashtëligjshëm. Ne do të bëjmë edhe padi gjyqësore kundër këtij dënimi, por ndërkohë konfiskimet përmbaruese do të fillojnë shumë shpejt.” , shtoi ai.

    Agjencia e Informimit dhe Privatësisë e ka dënuar PSD-në me 20 mijë euro për shkak të shkeljes së të dhënave personale.

    Edhe Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, gjobën nga kjo agjenci e cilësoi si sulm të pastër politik. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!