×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj-Krenar Shalës: Ke ardhë te unë në zyrë, ke kërku me u punësu në Termokos

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 23:19

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka thënë analistit Krenar Shala se ai i shkuar në zyrën e tij dhe ka kërkuar që ta punësojnë në ‘Termokos’.


    Ai madje e ka krahasuar Shalën me Bahri Hysenin e përfolur në aferën ‘Pronto’.

    “Ti nuk ke apliku në punë. Ti ke thirrë njerëz me hy në punë”, i tha Molliqaj, Shalës në emisionin ‘Politiko’ të Kanal 10.

    Molliqaj i tha Shalës se veprimi i tij paraqet korrupsion, shkruan Reporteri.net.

    “A me ke thirre mu? Ky është korrupsion. Ti po e mbron këtë pushtet [Qeverinë Kurti], njëjtë qysh e ke mbrojtë një vjet Shpend Ahmetin në Prishtinë, derisa nuk të kanë punësu”, vazhdoi Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!