×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Molliqaj: Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 19:37

    Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman, Josip Juratoviç ku thotë se ‘Kurti dhe Vuçiq janë partnerë idealë për çështjen e Kosovës, vetëm shikoni si veprojnë e reagojnë’.

    Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se Juratoviç e paska kuptuar mirë ‘transversalen Kurti-Vuçiq’.

    Molliqaj shtoi se ‘Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit’.

    “E paska thënë shkoqur çfarë përsërisim ne këtu vazhdimisht: “Kurti dhe Vuçiq i shërbejnë njëri-tjetrit.

    Të kundërtat puçen në nevojën e tyre për kontroll. Frika është ushqim për t’u kapërdirë kontrolli. Diktatura nuk është direkt urrejtje për njeriun – mizantropi. Ajo projekton rrezik dhe shtyp në emër të mbrojtjes.

    Armiku është lënda e parë. Armiku duhet shquar nga larg. Kur nuk ka, e krijon nga hiçi. Kur nuk e krijon dot, e bën realitet armikun imagjinar. Një gjendje e luftës është gjithnjë suspendim demokracie. Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit”, tha Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!