Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të shkarkohet shpejt nga posti i tij.
Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nuk beson se do të zbatohet paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova, për shkak të mosheqjes së plotë dhe pa kushte të taksës ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Kosova nuk do të ndodhë, për shkak se Kurti do të largohet nga udhëheqja e qeverisë së vendit.
“Kurti do të shkarkohet, e them me bindje të thellë”, është shprehur Molliqaj./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.