×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Kurti don me mbajtë pushtetin veç vetë, me mujtë i blen nja 7 deputetë

    Reporteri
    10 Mars 2025 | 22:49
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se përçarja brenda opozitës i shkon për shtati vetëm kryeministrit Albin Kurti, duke argumentuar se kreu i Qeverisë synon të mbajë pushtetin vetëm për vete.

    Sipas Molliqajt, nëse partitë opozitare do të garonin së bashku, ekzistonte mundësia e një fitoreje ndaj partisë në pushtet.

    “Kurti e di çfare është, Kurti don me majtë veç vetë, me mujtë Kurti i blenë nja 7 deputetë”, tha Molliqaj në T7.

    “Unë po mendoj që sfida ështe tek ne, e kam pa që nuk është stabile në këtë diskurs politik. Kam thanë që është më mirë me garu bashkë krejt partitë opozitare sepse kishim dal fitues ndoshta. Qikjo opozitë e ndarë i konvenon vetëm Albin Kurtit”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!