Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Kryeministri në detyrë dhe kreu i VV-së, Albin Kurti e ka në program që pushtetin ta fitojë me krizë dhe ta mbajë me kriza.
Molliqaj në emisionin Pressing të T7 ka thënë se ka qenë kjo arsyeja se pse ishin ndarë me VV-në kishte qenë një program 55 faqesh ku sipas të cilit, Kurti konstaton se në pushtet mund të vijnë vetëm nëse ka gjendje të jashtëzakonshme dhe për më tepër edhe mbahet pushteti me gjendje të tillë.
“Dy kopje me nënshkrim të Albinit i kam në shpi”, ka thënë ai teksa ka shtuar se e kanë kundërshtuar këtë metodë politike. Molliqaj tha se edhe heqja e rrethojave është bërë pikërisht për të provokuar një tension të mundshëm me protesta./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.