×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Kurti po i penalizon 22 mijë veteranë të vërtetë, për disa që janë të rremë

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 21:54

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë që kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e ka në plan të nisë pastrimin e listave të UÇK-së, por sipas tij, ai ka plan të shkëpusë nga paga minimale benificionin e veteranit.

    “Është luftë politike, sepse shumica e njerëzve të krahut të luftës nuk janë mbështetës të tij politikë, ka shumë pak prej tyre”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.

    Molliqaj thotë që Kurti po i penalizon 22 mijë veteranë të vërtetë, për ata të tjerët që nuk po e mbështesin.

    “Është politike, sepse po i diskriminon ata që kanë luftuar përnjëmend. Ne nuk jemi duke e kundërshtuar pastrimin e listave, sepse ky është obligim i organeve – prej ekzekutivit deri te ato të drejtësisë – që ta bëjnë këtë punë. Nuk mundesh 22 mijë veteranëve të vërtetë, që i pranon kryeministri Kurti, t’iu thuash që po ju penalizojmë se janë disa të rremë”.

    “E çka je duke bo ti? Ti je kryeministër tash. Hajde le të supozojmë që kryeministri e ka të vërtetë këtë kauzë dhe le të thotë që i duhen p.sh një vit kohë që ta trajtojë këtë çështje dhe pas një viti ata që mbesin do të përfshihen”, tha tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!