Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ishte gëzuar kur të premten opozita arriti ta shtyjë përpara idenë për ta bllokuar nismën e VV-së dhe Albin Kurtit për ligjin e zgjedhjeve.
Duke folur për votimin e LDK-së që Vjosa Osmani të bëhet president, ai tha se që nga ajo ditë LDK-ja më nuk ekziston.
“Ata janë fshehur dhe po të ishin triumfues siç thoshin, do të dilnin e të flisnin. Tash LDK-ja është subjekt pa busull dhe pa udhëheqje. Ata do të jenë aty sa herë që i duhen Kurtit gjatë mandatit të tij qeverisës”, tha Molliqaj në RTK.
Sipas tij, kjo është logjikë liberale që ballafaqohet me pushtete autoritare, edhe pse kjo s’ka të bëjë drejtpërdrejt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ne më 18 shkurt jemi deklaruar për këtë fenomen të LDK-së. Nuk kemi pas informata dhe nuk e kemi ditur se si do të veprojë LDK-ja në rastin e Vjosa Osmanit, por duke e shikuar analizën na ka dërguar aty”, ka thënë Molliqaj.
“LDK-ja është aty deri në ditën që nuk janë më. E keni rastin e Haki Abazit, ishte zëvendëskryeministër, tash është i 58-të më i votuari në VV. Kjo ndodh në Rusi, në Hungari… në Lindje. S’keni me pa më president dhe kryeparlamentar. Kjo është analizë dhe s’mund të devijoj”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.