Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se letra e ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, drejtuar kryeministrit Albin Kurti vetëm ia lehtëson punën këtij të fundit që të pranojë Asociacionin.
Ai thotë se letra nuk është kundërshtim ndaj Kurtit dhe si PSD ata e kuptojnë ndryshe atë letër.
“Ne e lexojmë ndryshe letrën e Kosnettit për dialogun. Ai nuk ishte kundërshtim ndaj Kurtit, por ishte diçka tjetër. Ai po ia hapë derën Kurtit për Asociacionin. Atje është biseduar diçka dhe është arritur një marrëveshje për kornizën e dialogut. Pra dihet se për çfarë do të bisedohet. Kurti do ta pranojë këtë Asociacion pasi do të thotë se kam presion nga ndërkombëtarët dhe nuk kam zgjidhje tjetër. Ai po e përgatit terrenin pasi nuk ka zgjidhje tjetër“, tha Molliqaj.
Tutje ai tha se edhe zgjidhjet që janë në dispozicion janë të mangëta.
“Janë vetëm dy opsione. Asociacioni apo status-quoja. Kjo e dyta është më e rrezikshmja. Dhe duket se pikërisht këtë po e do ai”, përfundoi Molliqaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.