Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar një status për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
“Emancipimi nuk është brand. Zgjedhjet në Shqipëri po përfundojnë. Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës si zgjedhës e kandidatë ka ndezur shumë polemika. Diskutohet prejardhja, identiteti e pasaporta, por shumë pak politika”, thotë ai.
“Përpjekja emancipuese nuk vjen prej emrit të madh që sakaq duan ta bëjnë brand me të cilin reklamohen. Ajo e ka kusht një përmasë autenticiteti që nuk eksportohet, por që nuk është prejardhje, identitet as pasaportë, siç kujton shumëkush këndejpari. Kjo përmasë është vullnet e këmbëngulje, është luftë me rrethanën prej të cilës ke lindur, është thyerje e kokës në luftë me të pamundshmen. Mbi të gjitha, është folje, dhe jo emër. Numrat përgjithësisht, por edhe këta që po i shohim janë shprehje të fenomeneve, tregojnë raporte forcash, interesash e suksese diskursesh. Në shumicën e rasteve, janë thjesht fakte. Sikur para 2 muajsh, edhe kësaj here, veç fakte…Këta numra mund të jenë burim i mirë kritike, por jo nënçmimi e talljeje, siç nuk janë provë vërtetësie në anën tjetër”, shtoi Molliqaj në një status në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.