×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj për takimin mes Kurtit e Vuçiq: Paketimi i ri i asociacionit është rendi i ditës në takimin e parë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 11:32

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas konfirmimimit të takimit mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka thënë se ky takim u konfirmua pa asnjë rend dite, shkruan Reporteri.net.

    Por sipas tij, në takimin e parë, rendi i ditës është paketimi i ri i asociacionit.

    “Paketimi i ri i asociacionit që përjetëson mosmarrëveshjen me Serbinë është rendi i ditës në takimin e parë, por që nuk ka si titullohet, meqe është proces i ndërrimeve terminologjike.”, ka shkruar Molliqaj.

    Ai thotë se gjuha e re që do të përdoret për marrëveshjen e vjetër për asociacionin e ka vetëm një funksion.

    “Gjuha e re që do të përdoret në marrëveshjen e vjetër për asociacionin e ka vetëm një funksion: amortizimin e rezistencës. Por siç është e pamundur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë brenda projektit të AKS-së, po aq e pamundur është të heshtet kundërshtimi në rast se tentohet të mbivendoset një kornizë e tillë.”, ka thënë ndër të tjera kreu i PSD-së.

    Ndryshe, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor.

    Ky do të jetë takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Postimi i plotë i Molliqajt:

    PA ASNJË PIKË TË RENDIT TË DITËS, sot sapo u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së takimi Kurti – Vuçiq që mbahet me 15 qershor.

    Ndër kritikat që bëhej ndaj delegacioneve të kaluara në negociata me Serbinë ishte se shkonin në takim pa laps e pa letër, duke aluduar se janë pa plan dhe pjesë e planit të huaj.

    Përderisa do të duhej të ishte i pamundur një takim pa parime, ajo çka duket tinëzsht është fakti se dialogu tashmë është i orientuar. Paketimi i ri i asociacionit që përjetëson mosmarrëveshjen me Serbinë është rendi i ditës në takimin e parë, por që nuk ka si titullohet, meqe është proces i ndërrimeve terminologjike.

    Gjuha e re që do të përdoret në marrëveshjen e vjetër për asociacionin e ka vetëm një funksion: amortizimin e rezistencës. Por siç është e pamundur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë brenda projektit të AKS-së, po aq e pamundur është të heshtet kundërshtimi në rast se tentohet të mbivendoset një kornizë e tillë.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!