Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit, deri më tani.
Molliqaj në Politiko të Kanal 10 tha se Qeveria Kurti e tanishme është kundër Republikës së Kosovës.
Tutje, ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla janë kundër UÇK-së.
“Krejt çfarë po bën kjo Qeveri është dialogu me Serbinë.”
“Kurti para zgjedhjeve kishte thënë se reciprociteti me Serbinë do të jetë çështje ditësh apo javësh por deri më tani s’e ka vendosur”, tha ndër të tjera Molliqaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.