Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se maujin e fundit kanë zhvilluar diskutime me LDK-në e Isa Mustafës.
Ai nuk ka pranuar të japë detaje se me cilët zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë diskutuar.
Duke mos dashur të japë emra të zyrtarëve të lartë të LDK-së, Molliqaj ka thënë se ata gjatë takimit me zyrtarët e PSD-së kanë rënë në ujdi që të kenë një strategji të përbashkët për ta rrëzuar Qeverinë “Haradinaj”.
“Formula e rrëzimit të Qeverisë është LDK-PSD. Ne po angazhohemi si PSD. Në bazë të sondazheve të muajit prill është 18.5 dhe LDK është shumë më larg. PSD-ja nuk ka asnjë problem me kalu pragun, në të gjitha monstrat me mostër mbi 3 mijë PSD-ja është mbi 7 %, kurse në sondazhin e fundit me mostër 1080 është 8 %”, ka pohuar Molliqaj”, ka deklaruar Molliqaj në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se në sondazhin e fundit janë duke u rrit veç dy parti, PSD-ja dhe AAK-ja, kurse të tjerat duke rënë, por Molliqaj nuk ka treguar se sa përqind del AAK-ja.
Molliqaj nuk ka treguar as sa përqind del sipas sondazhit të fundit as PDK-ja e as LDK-ja.
Zyrtarët e këtyre dy partive të fundit në vijimësi thonë se ato janë të parat dhe do i fitojnë zgjedhjet e reja kurdo që mbahen ato. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.