×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj thotë se VV e LDK janë si PAN

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 20:08

    Kryetari i sapozgjedhur i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar dështimin e negociatave për arritjen e marrëveshjes për koalicionin.


    Pas fjalëve të Kurtit ku konfirmohej se nuk ka marrëveshje, Molliqaj ka thënë se VV e LDK po tregojnë se nuk kanë asnjë dallim nga qeverisja e kaluar, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, këto dy parti po luftojnë vetëm për poste dhe pushtet, pasi këtu u shfaqën problemet dhe jo në kohën kur bisedohej për arsimin, shëndetësinë apo ekonominë.

    Publikimi i plotë i Molliqajt:

    Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

    Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:

    1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.

    2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.

    3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!