×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Vetëvendosje e votoi buxhetin, për përfitime elektorale

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 21:05
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2021 në lexim të dytë, përgjatë seancës së mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.


    Molliqaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka deklaruar se Vetëvendosje e ka shfrytëzuar votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm për poenë politik, pa e rishikuar atë.

    “Po të mos kishte shpalle të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, Vetëvendosje nuk do të votonte buxhetin edhe sikur të kishte nevojë jetike. Ata nuk e kanë problem nëse buxheti është nda drejtë ose jo. Në momentin që kuptuan që mund të ketë edhe një troh përfitimi, atëherë u kthye në taktikë të tyre për përfitim”, ka deklaruar ai.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 85 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, kanë votuar Projektbuxhetin e vitit 2021 në seancën e mbajtur sot.

    Pjesë e votimit ishin edhe deputetët nga opozita, respektivisht përfaqësuesit në Kuvend të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!