×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Molliqaj viziton OVL-UÇK-në: Qeveria Kurti ka qenë më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 15:21

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj me bashkëpunëtorë, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Ai ka bërë me dije se bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është i domosdoshëm.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Molliqaj ka thënë se Qeverisja e tanishme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së.

    “Bashkë me aktivistë të PSD-së vizituam OVL-në për t’i përgëzuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për të uruar punën e kryesisë së re dhe kryetarin e zgjedhur nga ky proces, z.Hysni Gucati. Bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është i domosdosshëm. Qeverisja e tanishme ka qenë më e dëmshmja dhe më e rrezikshmja për veteranët e UÇK-së. Mbi të gjitha, kundërshtimi i Gjykatës Speciale po bëhet çdo herë e më jetik”, ka shkruar Molliqaj, duke shtuar se kjo kategori e njerëzve nuk mund të hedhet si mbetje e historisë.

    “Veteranët e UÇK-së nuk guxojmë t’i lejojmë që të shndërrohen në variable kalkuluese me kosto e fitim. As s’mund t’i hedhim tutje si mbetje e historisë. Njëjtë si roli i tyre në luftën çliruese, që është i paprekshëm e i patjetërsueshëm, po njëjtë është roli i tyre edhe sot. Është përgjegjësi e secilit prej nesh që këtë rol historik e bashkëkohor ta ruajmë me çdo kusht”, ka shkruar Molliqaj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!