×
  • Lajme
  • Lajme / Për Vitin e Ri

    “Momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta”, Osmani ndan foto nga vizita në Shtëpinë e të Moshuarve

    Reporteri
    01 Janar 2025 | 20:06

    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga vizita që ka realizuar dje në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e Vitit të Ri.

    Osmani ka thënë se me to ka ndarë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta, teksa u ka uruar shëndet, shkruan Reporteri.net.

    “Në ditën e fundit të vitit 2024, vizituam edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku ndamë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta. Për vitin 2025, ju urova shëndet, dashuri dhe optimizëm!”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!