×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Momenti i shembjes së objektit në Jabllanicë ku mbetën të vdekur tre fëmijët

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 11:11

    Tashmë janë bërë publike pamjet e kamerave të sigurisë, ku zbardhin momentin tronditës të shembjes së objektit në Jabllanicë, ku si pasojë humbën jetën tre të mitur.

    Në pamjet e publikuara nga Nacionale, ani se kamerat në distancë, arrihet goxha qartë të dëgjohet një zhurmë shembjeje duke nxjerrë dhe pluhurin më pas që shihet ta mbulonte zonën.

    Shembja e këtij objekti sipas kohës që figuron në pamjet e sigurta, ndodhi në 16:35.

    Një banor i fshatit ka bërë të ditur se trupat janë nxjerrë me një traktor, duke hequr pjesë-pjesë gjithçka që ishte shembur.

    Rasti në polici ishte raportuar rreth orës 23:00.

    Objekti i shembur kishte 25 vite që nuk funksiononte, dhe shumë vite më parë kishte qenë market.

    Banori i fshatit, personi që edhe kishte gjetur tre fëmijtë e vdekur, tha se fillimisht e kishin telefonuar prindërit e njërit prej viktimave dhe se kur kishin parë objektin e shembur, i kishin telefonuar ata, dhe kishin dëgjuar telefonat duke dridhur nën gërmadha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!