Albin Kurti priti gati një orë pas takimit me Isa Mustafën që gazetarët të largohen nga dalja e pasme e objektit të Kuvendit të Kosovës, e cila zakonisht përdorët nga deputetët për hyrje-daljet në sallën plenare, shkruan Reporteri.net.
Por, edhe përkundër pritjes në të ftohtë, gazetarët dhe kamerat e tyre, ndonëse të pakët në numër, priten deri sa lideri i VV-së doli, për tu drejtuar direkt e në veturën që po e priste para objektit dhe për tu larguar nga Kuvendi.
Kurti, as që u morr me gazetaret dhe injoroi krejtësisht pyetjen e “Reporteri.net” nëse ka arritur sonte marrëveshje me LDK-në, pas gati tre orë qëndrimi të mbyllur në një nga sallat e Kuvendit, me kryetarin e LDK-së Isa Musatafa dhe nënkryetarët Vjosa Osmani, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Avdullah Hoti.
Sikurse Kurti veproi edhe shoqëruesi i tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Por, për dallim nga Kurti që çdo herë po përdorë pjesën e pasme të objektit të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që tu ikë mediave, Isa Mustafa edhe sonte ka defiluar para gazetarëve, i shoqëruar nga Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net. Megjithatë, edhe këtë të dy kanë qëndruar të heshtur.
E deklarimin e Mustafes e ka ‘mbështetur’ bashkëpartiaku i tij Lutfi Haziri, derisa u kap nga kamera e Reporteri.net, që bashkë me të parin dhe me Agim Veliun po dilnin nga hyrja e pasme e Kuvendit, nga e njëjta që doli edhe Albin Kurti. /Reporteri.net/.