Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet fshatit Domorovc dhe Dheut të Bardhë.
Nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një vajzë tjetër, e cila është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Fillimisht për këtë aksident është raportuar se ishte vetaksident, por pas shikimit të kamerave të sigurisë nga ana e policisë ka ardhur në përfundim se një kamion një kthim jo të duhur, ku makina që po lëvizte, në tentim të evitimit të përplasjes me të, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Shoferi i kamionit, sipas policisë, ka përfunduar në pranga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.