Një 30-vjeçar ka mbetur i vdekur sot në lagjen “Pejton” të Prishtinës, pas rrëzimit të një lisi nga erërat e forta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I riu ka mbetur i vdekur në vend, derisa lëndime ka marrë edhe një grua e të njëjtës moshë, e cila është dërguar me urgjencë për në spital, shkruan Reporteri.net.
Në media është publikuar edhe momenti i rrëzimit të lisit.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku sipas tyre ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 15:15.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.
Për rastin ka folur edhe mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Shpend Rrustemi.
Sipas tij, të lënduarës nuk i kujtohet asgjë nga rasti.
Rrustemi tha se ajo i kishte thënë se krejt ajo se çka mban mend ishte momenti kur kishte dal nga puna.
“Gjatë bisedës me të asaj nuk iu ka kujtuar rasti si ka ndodhur dhe për viktimën nuk kishte asnjë njohuri. Ajo na ka thënë që “unë vetëm e di që kam dal prej punës dhe nuk e di se çka ka ndodhur më tutje”, ka thënë Rrustemi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.