Policia e Kosovës ditën kur ndërhyri në veri për të arrestuar një grup personash të dyshuar për kontrabandë dhe krim të organizuar, arrestoi edhe një zyrtar rus, punëtor i UNMIK’ut, i cili me veturën e tij, ishte pozicionuar te barrikada që serbët lokal kishin vendosur për të penguar aksionin e policisë, shkruan reporteri.net.
Zyrtari rus, me veturën e tij zyrtare, ishte pozicionuar në mes të rrugës, menjëherë pas kamionëve që ishin vendosur si barrikadë kundër policisë.
Pas heqjes së kamionëve, me anë të automjeteve të blinduara, Policia e Kosovës, arreston edhe zyrtarin rus, i cili dyshohet se i veshur nën petkun e zyrtarit të UNMIK’ut, po ushtronte shërbimin e spiunit rus në Kosovë.
Ai më vonë u shpall edhe person non grata, pasi e kaluara e tij, tregonte se ishte një ushtarak në pension, që më parë edhe zyrtarisht kishte qenë pjesë e shërbimit sekret ushtarak rus. /reporteri.net