×
  • Lajme
  • Lajme

    Morën njoftimin për vaksinim, rreth 50 qytetarë kthehen prapa pasi qendra e vaksinimit në Mitrovicë ishte e mbyllur

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 11:09

    Edhe pse kishin marrë njoftimet dhe orarin, kohën për vaksinim, rreth 50 qytetarë më kot pritën para dyerve të Qendrës për vaksinim.


    Ata priten nga ora 7:00 deri në ora 8:30, por aty askush nuk u paraqit nga personeli mjekësor.

    Më vonë dikush i njoftoi ata se kjo qendër nuk do të punojë të shtunën dhe as të dielën, raporton klankosova.

    Shumica e qytetarëve ishin të moshuar.

    Ata kishin shkuar të marrin dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca.

    Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Qendrat e Vaksinimit nuk do të punohet gjatë ditëve të vikendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!