Deklarata e presidentit serb Vuçiq se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur, njësoj siç ka ndodhur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka nxitur shumë udhëheqës kosovarë të reagojnë duke e cilësuar këtë si kërcënim dhe prishje të stabilitetit në rajon.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, tha se vendi i tij fare s’është i interesuar për luftë dhe ka kujtuar Kosharem gjatë luftës së para dy dekadave duke thënë që të mos e harrojnë ferrin e saj.
“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares!”.
Për këtë deklaratë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes e kryeparlamentarja Vjosa Osmani edhe kryeministri Avdullah Hoti kërkuan reagim nga NATO dhe BE për një kërcënim të tillë.
Derisa BE ende s’është deklaruar, NATO tha se KFOR mbetet plotësisht i përqendruar për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.