×
  • Lajme
  • Lajme

    Mos funksionalizimi i ujësjellësit lë pa ujë 22 fshatra në Drenas

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 22:55

    Në qershor të këtij viti, Komuna e Drenasit kishte planifikuar që ta funksionalizonte ujësjellësin i cili do t’i furnizonte me ujë 22 fshatra të kësaj komune.


    Ndonëse ishte bërë edhe pranimi teknik në vitin 2014, kompania e kontraktuar del që nuk i kishte vendosur gypat në të gjitha pjesët.

    Andaj, projekti për ndërtimin e gypit nga rezervuari i Feronikelit deri te rezervuari i ri në fshatin Kamenicë, nuk dihet kur do të përfundojë pasi rasti ka shkuar në polici, , raporton KTV.

    Sipas opozitës në këtë komunë, kryetari aktual nuk e ka pasur asnjëherë prioritet përfundimin e këtij projekti, prandaj këta banorë të 22 fshatrave kanë mbetur pa u kyçur në ujësjellës.

    Petrit Gashi nga Iniciativa për Drenasin e Sokol Bylykbashi i LVV-së, thonë se këtë problem do ta propozojnë për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

    Banorë të këtyre fshatrave nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por thanë se ujin e pijes e sigurojnë përmes puseve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!