Persona të shumtë që hyjnë e dalin me vetura në Kryeqytetin e Prishtinës bëjnë të ketë kolonë të madhe në Prishtinë.
Disa lexues, kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes teksa ata presin në kolonë të gjatë, shkruan Reporteri.net
Ashtu siç po shihet në foto, në Veternik është krijuar një tollovi e madhe në komunikacion.
Kujtojmë që edhe në Fushë Kosovë ka një komunikacion të dendur.
Kolona është krijuar në rrugën dalëse të kryeqytetit, derisa rruga për të hyrë në Prishtinë është më e lirë.
Vlen të theksohet se në këtë rrugë janë duke u bërë punime, më saktësisht është duke u punuar rrethi i madhë i Prishtinës.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.